
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në ditën e parë të aktivizmit të Dhunës me Bazë Gjinore, raporton Gazeta10.
Në reagim thuhet se është parë një ndyrshim i rëndësishëm në qëndrimet ndaj dhunës me baza gjinore por ende ka shumë për t’u bërë.
Më tej, thuhet se ata janë të gatshëm për t’i bashkuar forcat me Kosovën në këtë përpjekje.
Këtu keni statusin e plotë:
“Gjatë 30 viteve të fundit, ne kemi parë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet ndaj dhunës me bazë gjinore, por ka shumë më tepër që komuniteti global duhet të bëjë për t’i dhënë fund të gjitha formave. Ne jemi të gatshëm të bashkojmë forcat me partnerët e Kosovës në këtë përpjekje” thuhet në reagimin e tyre në Facebook. / Gazeta10