
Ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, Adri Nurellari, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Hagë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se akuza është e mbështetur tek mashtrimet.
Nurellari ka shpërndarë një video disa sekondëshe të avokatit mbrojtës të Veselit, Ben Emmerson.
Kujtojmë se së fundmi kabineti i Emmersonit ka zbuluar dëshmitar të rrejshëm që janë përfshirë në këtë proces.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim qe më shumë se dy vite nën akuza për krime lufte. / Gazeta10