Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Seksizmi po vret, mjaft është mjaft (VIDEO)

Gazeta10
25 November 2022 - 20:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vrasjen e sotme të Sadije Miftari-Goden, ka thënë se seksizmi është duke vrarë, raporton Gazeta10.

Osmani ka përmendur numrin e rasteve të dhunës ndaj grave vetëm në dhjetë muaj e parë të këtij viti.

Osmani ka përmendur vrasjen e sotme duke e quajtur të kobshëm.

Tutje, Osmani ka thënë se dhuna ndaj grave është plaga jonë e përbashkët.

Më tej, Osmani ka thënë se nuk duhet të mbetet asnjë gur pa lëvizur për të mbojtur jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave.

Këto komente Osmani i ka bërë në fjalimin e saj në fillimin e fushatës 16-ditore të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Këtu keni statusin e plotë:

“2364 raste të dhunës ndaj grave në dhjetë muajt e parë të vitit 2022, në vendin tonë.

Edhe sot u zgjuam me lajmin e kobshëm të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Seksizmi po vret. Mjaft është mjaft!

Dhuna ndaj grave është plaga jonë e përbashkët, andaj luftimi i saj duhet të jetë rezultat i angazhimit të përbashkët të grave dhe burrave. Le të mos mbetet asnjë gurë i palëvizur derisa të mos sigurojmë e garantojmë jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave tona.

Më poshtë, fjalimi im i plotë në fillim të fushatës 16- ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.