Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Skandali i kombëtares serbe të futbollit me flamurin e Kosovës – kryelajmi i mediave botërore

Gazeta10
25 November 2022 - 22:46

Sikur botërori i futbollit në Katar të mos ishte mjaft i pasur me skandale. Tani i është bashkuar edhe kombëtarja serbe. Pas humbjes 2-0 nga Brazili, në rrjetet sociale është shfaqur një foto nga dhoma e zhveshjes së serbëve. Flamuri tregon harten e Kosovës me ngjyrat serbe me mesazhin “Kurrë mos u dorëzo”, kështu i ka bërë përshkrimin skandalit të fqinjëve tanë mediumi më i njohur gjerman Bild.de, transmeton Gazeta10.

Serbia, nga ana tjetër, e minimizon rastin. Gazetari serb Ivan Cvetkoviq thotë për “20min.ch” se “as lojtarët, as stafi dhe as federata nuk kishin lidhje me këtë veprim. Flamuri është shumë popullor në Serbi, por sigurisht që nuk është provokim.” Ai dyshon se një tifoz VIP mund ta kishte varur flamurin në dhomën e zhveshjes, shkruan në vazhdim Bild.de.

Linku i lajmit:

https://www.bild.de/sport/fussball/fifa-wm-2022/kosovo-spricht-von-hassbotschaft-flaggen-skandal-in-serbien-kabine-82065416.bild.html?fbclid=IwAR00SPJymcr1QgNE-zXJjRXqqtvpbghkTJ7ybPVRuOfcz66n0-p-u21aObo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.