Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti godet Serbinë në mes të Spanjës: Fatkeqësisht, është ende shtet autoritar

Gazeta10
26 November 2022 - 11:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës, transmeton Gazeta10.

Kurti mbrëmë në fjalimin e tij në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste, që po mbahet në Madrid, ka vlerësuar se “Serbia demokratike” është ajo që i mungon paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Fatkeqësisht, fqinji ynë verior, me të cilin Kosova ndan kufirin më të gjatë, është ende një shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj nesh dhe ka lidhje të gjera dhe të ngushta me Kremlinin”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Serbia vazhdimisht kërcënon gatishmërinë luftarake.

“Serbia vazhdon të mbajë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë në vijën administrative me Kosovën dhe vazhdimisht përpiqet të minojë shtetësinë e Kosovës”, tha Kurti.

Ai tha gjithashtu se Serbia kohët e fundit është përpjekur të “përdorin ndikimin e saj në pjesën veriore të Kosovës për të minuar sundimin e ligjit”.

“Besoj se Serbia është përgjigja për forcimin e demokracisë”, tha Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.