
Është publikuar axhenda për mbledhjen e përbashkët në kuadër të festës së 28 Nëntorit, raporton Gazeta10.
Në kuadër të kësaj feste kombëtare, dy kuvendet do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Tiranë.
Mbledhja do të mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00, derisa deputetët kosovarë tashmë kanë shkuar në Shqipëri.
Në këtë mbeldhje do të flasin kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. / Gazeta10
