
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka falënderuar Postën e Kosovës që ia ka vendosur fotografinë në pulla postare, raporton Gazeta10.
Ora ka thënë se ndihet shumë mirënjohëse.
Më tej ajo ka thënë se i vie keq që s’mund të jetë fizikisht në Kosovë për ta marrë personalisht pullën por se ajo do të vij dhe të tregojë vlerësimin e saj.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot ndihem shumë mirënjohëse. Faleminderit Posta e Kosovës për një surprizë të veçantë e të bukur për ditëlindjen time. Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili po aq u vlerësua për kontributin e tij në art dhe film.
Më vjen shumë keq që nuk munda të jem fizikisht aty për shkak të angazhimeve të punës për ta marrë personalisht, por kur të kem mundësi ju premtoj se do të vij dhe do të tregoj vlerësimin tim”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10