
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga homologia e tij nga Shqipëria, Lindita Nikolla, transmeton Gazeta10.
Para mbledhjes së përbashkët të ligjvënësve nga Shqipëria dhe Kosova në Tiranë, në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është prezantuar një ekspozitë për shënimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Aty deputetëve iu është prezantuar deklarata e pavarësisë së Shqipërisë në 1912 dhe shumë fakte të tjera./Gazeta10.