
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ka nisur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni i Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti është pritur me këngë e valle tradicionale shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Kjo është mbledhja e parë e dy parlamenteve të dy vendeve./Euronews.al/Gazeta10.