Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Propozohet që mbledhja e radhës e dy kuvendeve të mbahet më 10 qershor në Prizren

Gazeta10
27 November 2022 - 14:13

Në mbledhjen e dy kuvendeve, kryetari i grupit parlamentar Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla ka propozuar që takimi i radhës i deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, të mbahet më 10 qershor 2023 në Prizren, në 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, raporton Gazeta10.

Ndërsa gjatë fjalimit të tij, ai përmendi ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke thënë se duhet të mbrohet legjitimiteti i luftës heroike.

“Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar në të njëjtin burg sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti e një rezolute turpi për ata që e shkruan e për ata që e votuan. Tek komandantët një grup prej nesh do të do shkojmë nesër në Hagë e të ua urojmë aty ditën e pavarësisë… Duke mos harruar se fitoren e arritëm me perëndimin në krah dhe duhet të mbyllet e të sanksionohet në aleancë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, kolegë deputetë, ndërsa vitin e ardhshëm festojmë 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të propozoja që takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë në Prizren, më 10 qershor 2023”, tha ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.