Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Thellohet skandali i mjekut që abuzoi me 5-vjeçaren, nuk kishte licensë të logopedit

Gazeta10
27 November 2022 - 17:22

Është thelluar skandali i Iljasa Fazliut i cili e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm. Fazliu nuk ka fare licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve

Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë e ka konfirmuar vet OIK përmes një përgjigje për Gazetën, ku kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

“Ju njoftojmë se personi për të cilin i referoheni nuk ka licensë dhe as nuk figuron në databazën e Odës së Infermierëve të Kosovës”, kanë deklaruar nga OIK.

Oda e Infermierëve ka thënë se derisa Fazliu nuk është anëtar i tyre, nuk mund të marrin masa ndaj tij.

“Andaj, derisa nuk ka licencë tek OIK, pergjegjësia për masa tejkalon domenin e OIK”, kanë deklaruar nga OIK.

Iljasa Fazliu është shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK. Këtë pozitë e kishte marr nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi në shtator të këtij viti.

Zejnullahu-Raçi sot gjatë ditës nuk ka pranuar të flas për media lidhur me këtë çështje. “Tung”, ka qenë përgjigja që ajo i ka dhënë insajderit.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një audio-incizim ku Iljasa Fazliu në cilësinë e logopedit dëgjohet duke e keqtrajtuar profesionalisht dhe duke abuzuar me një vajzë 5-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tretman tek Fazliu. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.