Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Burj Khalifa “vishet” kuq e zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Gazeta10
28 November 2022 - 19:55

Një urim tepër i veçantë dhe kreativ ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Është Dubai ai që u është bashkuar këtyre urimeve, me një simbolikë magjike në “Burj Khalifa”.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.

Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.