Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gjithë kohën janë bashkë” – Gruaja e Rexhep Selimit flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
28 November 2022 - 23:29

Gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së, Rexhep Selimit, Shqipe Selimi ka treguar në “Prime Time” se a po qëndrojnë bashkë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta10.

E pyetur nga moderatori se pavarësisht ndarjeve politike të Selimit me pjesëtarët e tjerë a ka penguar kjo që ata të shoqërohen, Selimi ka thënë se jo

“Të gjithë janë shqiptar. Ka pas momente kur në Hagë kanë qenë shqiptar dhe të tjerë dhe kur kanë mundur të bëjnë dy kombe që kanë luftuar kundër njëri tjetrit, pse mos të jenë bashkë dhe mos të flasin shqiptarët mes vete? Gjithë kohën janë bashkë, nuk mund të them se çfarë raporte kanë, por raportet i kanë normale.”, ka thënë Shqipe Selimi.

Madje Selimi ka thënë se të gjithë familjarët e ish-pjesëtarëve të UÇK -së që po mbahen në Hagë kanë raporte të mira dhe shpesh udhetojnë bashkë për në Hagë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.