
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermani e mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.
Rohde këto komente i ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë deputetët: Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.
Këtu keni statusin e plotë:
“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10