Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërxhaliu: Nuk jetohet nga spektaklet me fotografi, duhet bashkëpunim ekonomik Kosovë-Shqipëri

Gazeta10
29 November 2022 - 18:02

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka komentuar në Info10 shkaktarët e rënies së importit me Shqipërinë.

Ai ka vlerësuar se sa i përket këmbimit tregtar me Shqipërinë, sa jemi afër aq edhe larg, kjo pasi sipas tij, është krijuar mosbesim nga dy shteteve.

“Nuk jetohet nga spektaklet me fotografia. Jemi shumë afër dhe larg sa i përket këmbimit tregtar e bashkëpunimit ekonomik. Është koha kur duhet të shlirohemi nga e kaluara. Na presin sfida ekonomike. Është krijuar një mosbesim nga Kosova e Shqipëria”, tha Gërxhaliu.  

Ai ka madje ka kritikuar edhe liderët kosovar dhe ata nga Shqipëria për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkruan Gazeta10.

“Ditëve të fundit, muajve të fundit Kosova, ka qenë e nevojshme që një politikan i nivelit të lartë nga Shqipëria dhe të kuptoj populli i Kosovës, se Shqipëria është me ne. Duhet të jemi më konkret dhe të mos e vendosim patriotizmin folklorik do t’i përshpejtoj proceset integruese, por të kuptohet çka ëshhtë e keqe për Serbinë, e çka për Kosovën. Roli i Shqipërisë këtu është vendimtar. Duhet të ndryshohet e kaluara, të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik”, tha Gërxhaliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.