Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdullahu: Enver Hoxha, ia kaloi edhe Stalinit me diktaturë

Gazeta10
29 November 2022 - 21:38

Në emisionin “Politiko”, historiani Durim Abdullahu ka komentuar diktaturën që Enver Hoxha kishte instaluar në Shqipëri, raporton Gazeta10.

Sipas Abdullahut, Enver Hoxha me regjimin e tij ia kishte kaluar për diktaturë edhe vet Stalinit andaj është skandal se si ende ka njerëz që e simpatizojnë figurën e tij.

“Pse s’bëri ndryshe Enveri për Kosovë, ai u soll në krye të partisë komuniste, sepse ai ishte i panjohur deri sa erdhi në krye të partisë dhe kishte shumë politikanë të tjerë që kishin qenë edhe më shumë aktiv. Por ishin rrethana të tjera që e sollën atë në krye të partisë. Sepse debati këtu duket sikur u relaksua dhe po e diskutojmë me simpati figurën e tij. Është skandaloze që vazhdon me pas simpati ndaj tij sepse ai ishte një diktator që arriti të ia kaloj edhe vet Stalinit në sistemin stalinist diktatorial. Do të thotë është bërë një kopje akoma më ekstreme se sa modeli origjinal i Stalinit. “, ka thënë Abdullahu.

Tutje, Abdullahu ka thënë se fakti që Shqipëria u çlirua vet pa ndihmën e askujt nuk do të thotë asgjë për të përkrahur regjimin e Enver Hoxhës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.