
Pas raportimit në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është trajtuar tema e jo shpronësimit dhe detyrimit të pagimit të tatim pronës për një vend ku nuk jetojnë, raporton Gazeta10.
Një ankues nga fshati Hade në Obiliq ka paraqitur problemin e tij dhe të gjithë lagjes së tijë sa i përketë tatimit në prone. Telefouesi tregoi se ata janë shpërngulur nga fshati në vitin 2006, mirëpo sipas tij institucionet nuk e kanë zhvendosur pronën private në atë të KEK-ut, ku tashmë iu duhet të paguaj tatim për vendin që është duhur të shpronësohet.
Ndërsa një tjetër qytetar Fadil Mirena, është shprehur njësoj, ku tregoi se tash e tri vite është duke u munduar të rregulloj cështjen e dokumentave.
“Unë i kam të gjitha të dhënat e zhvendosjes, para tre viteve kom fillu me rregullu çështjen e letrave dhe gjatë shpalosjes të disa letrave kom vërtetu se neve nuk na kanë shpronësuar neve, nuk na kanë bo bartjen e pronës nga privatje në pronë të KEK-ut.”, tha Fadil Mirena./Gazeta10.