Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se me 3 dhjetor do të lëshohet një alarm

Gazeta10
30 November 2022 - 10:19

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se me 3 dhjetor do të lëshohet një alarm, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se të shtunën me datën 3 dhjetor do të lëshohet alarmi në orën 12:05.

Më tej, bëhen të ditura edhe të dhënat e tjera që lidhen me lëshimin e këtij alarmi.

Këtu keni njoftimin e plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Lusim mediat e interesuara ta ndajnë njoftimin, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar paraprakisht për të evituar shqetësim e panikë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.