
Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërcënimit të bërë ndaj komentatorit politik, Halil Matoshit, nga aktivist i çështjeve kombëtare Fehmi Berisha gjatë emisionit Politiko, raporton Gazeta10.
Ajo është shprehur se institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë ndaj kërcënimit publik që iu bë Matoshit.
“Dhuna nuk fillon me shkrepje plumbi. Dhuna verbale apo ajo që njihet si vrasja e karakterit (character assassination) i paraprinë dhunës fizike, si instrument për ta justifikuar të dytën.”, tha ish-ambasadorja.
Tutje, ajo u shpreh se në sferën publike të Kosovës, është normalizuar dhuna dhe linçimi.
“Tash e një kohë në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi. Me lehtësi të padurueshme, madje edhe nga foltorja e Kuvendit, njerëzit janë shpallë kriminelë dhe tradhëtarë.”, tha Çitaku./Gazeta10.