Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizat për Kosovën, Daçiq: Po shpërblehen për gabimet e tyre

Gazeta10
30 November 2022 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ishte një shpërblim për gabimet e saj, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Serbia vazhdimisht është përballur me kërcënime, presione dhe kushte për dallim nga Prishtina.

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Më tej, ai ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve që të lëvizin pa viza.

Ai ka akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.

“Republika e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve të rajonit tonë që të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër është në lojë. Para disa ditësh ishim dëshmitarë se institucionet e përkohshme nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, është shprehur Daçiq. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.