
Drejtuesit e projektit “Unë /Ty, Dashuri në Paketë ” në sezonin e tij të pestë kanë vendosur që fëmijët e Prishtinës kësaj radhe dhuratat e tyre të ua dërgojnë vogëlushëve në Ukrainë , raporton Gazeta10.
Drejtuesja kryesore e kë tij projekti, njëkohësisht edhe presidentja e “Mute Foundation”, ka thënë se ky projekt nuk është vetëm humanitar por edhe edukativ pasi që nxit tek fëmijët empati dhe dashuri.
“Është një projekt i dedikuar fëmijëve, por shumica e njerëzve e kur e dëgjojnë mendojnë që është projekt humanitar. Por kjo është komponenti i fundit i këtij projekti sepse paraprakisht është një projekt edukativ arsimor që nxitë empatinë dhe dashurinë tek fëmijët.”, ka thënë për projektin Bajoku.
Paketa e dhuratës sipas protokollit duhet të përmbajë mjete shkollore, vesh mbathje, ushqim, lodra dhe kartolina dedikimi për fëmijët ukrainas.
Ky projekt është i mbështetur nga Mute Foundation, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes./Gazeta10