
Deputetja e VV-së Arjeta Fejza, në emisionin “Info 10”, ka komentuar dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, raporton Gazeta10.
E pyetur nga moderatori se çfarë do të ndodh tani pas dorëheqjeve të tyre, Fejza ka thënë se në bazë të ligjit do të zgjidhet njësoj sikurse me zëvendësimin e deputetëve serb në Kuvend.
“Unë besoj që kjo çështje është trajtuar, është një çështje që rregullohet me ligj dhe akte ligjore. Kjo nuk mund të bëhet çështje politike sepse nuk është çështje politike. Marrëdhënia e punës në institucionet e Kosovës është e rregulluar me ligj dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kuvendin e Kosovës pas dorëheqjes së Listës Serbe, deputetët e saj janë zëvendësuar. S’kanë ardhur të njëjtit deputetë por kanë qenë të njëjtës parti, pra duke iu nënshtruar tërësisht procesit ligjor sipas kushtetutës për zëvendësimin e deputetëve. Tani për të gjitha rastet ku kemi të bëjmë me dorëheqjet duhet të ndjeket rendi dhe ligji.”, ka thënë Fejza.
Tutje, Fejza ka thënë se Qeveria vazhdimisht ëshët duke iu bë thirrje serbëve të mos largohen nga institucionet dhe plotësimi i vendeve të cilat janë bosh duhet të bëhet në bazë të ligjit./Gazeta10