Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia deklarohet për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë

Gazeta10
30 November 2022 - 19:05

Policia e Kosovës është deklaruara për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Sipas Policisë, viktima është 35-vjeçare dhe se policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes.”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazeta10.

Më herët u raportua se një grua shtatzënë është vrarë nga ish-bashkëshorti në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Viktima kishte qenë e shtrirë në spital dhe ishte në javën e 41 të shtatzënisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.