
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, sot do të fillojë vizitën e tij zyrtare dyditore në Shqipëri, raporton Gazeta10.
Ai do ta takojë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Po ashtu, ai do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo vizitë e tij vjen pasi paraprakisht ka vizituar Maqedoninë e Veriut. / Gazeta10