
Lista Serbe ka reaguar lidhur me emërimin e Nenad Rashiqit si Ministër për Komunitete dhe Kthim, raporton Gazeta10.
Kjo listë e ka quajtur vendimin e Kurtit si një veprim autokratik, dikatorial, antikushtetues si dhe ilegal.
Lista Serbe ka përmendur se cilin nen e ka shkelur Kurti me këtë emërim dhe se kanë thënë se ai nuk gëzon mbështetjen e deputetëve të tyre.
“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë – gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në komunikatën e Listën Serbe.
Kujtojmë se Lista Serbe si dhe serbët në veriun e Kosovës janë tërhequr nga institucionet e Kosovës javë më parë. / Gazeta10