
Sonte në orën 20:20 në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” do të mund ta ndiqni intervistën ekskluzive me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Kanal10.
Tema e këtij emisioni do të jetë “Pritjet e BE-së nga Kosova dhe Serbia”.
Diplomati europian do të flas për dialogun, procesin e liberalizimit të vizave si dhe tema të tjera.
Kujtojmë se së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur disa zhvillime, nga arritja e marrëveshjes për targat deri tek diskutimet për planin franko-gjerman në dialogun Kosovë-Serbi. / Gazeta10.