
Është duke vazhduar protesta kundër vrasjes së grave, e cila filloi më herët në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te objekti i Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Protestuesit kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të këtij objekti ku shkruan “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”, raporton Gazeta10.
Kjo protestë u organizua pas vrasjes së mbrëmbshme, ku një 35-vjeçare shtatzënë u vra nga ish burri i saj në oborrin e Klinkës së Gjinekologjisë./Gazeta10

