Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës: Deri më tani 80 zyrtarëve serbë i është pranuar dorëheqja

Gazeta10
01 December 2022 - 17:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri më tani 80 zyrtarëve serb i është pranuar dorëheqja, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre, Policia e Kosovës ka thënë se ndaj të dorëhequrve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen.

 “Referuar analizës së pakove të dorëheqjeve nga PK-ja dhe informacioneve zyrtare të pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastet e hapura penale/apo administrative në proces, ka rezultuar se tetëdhjetë (80) zyrtarëve të përfshirë në listën e njoftimit të dorëheqjeve iu është pranuar dorëheqja. Ndaj të njëjtëve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se procesi i pakovë të të dorëhequrve është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore.

 “Procesi i pakove të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi, të njëjtat janë në proces të analizës dhe shqyrtimit, përderisa punonjësit e tjerë në proces, do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme”, theksohet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës do ta mbajë të informuar publikun për rrjedhën e këtij procesi, thuhet më tej në komunikatë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, ku për të gjitha procedurat e mëtejme rreth këtij procesi do t’iu mbajë të informuar”, përfundon komunikata. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.