Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shkolla “Afrimi e Fahriu” në Podujevë po zhvillon mësim pa ngrohje

Gazeta10
01 December 2022 - 20:04

Raporti: Egzona Shala/Kanal10


Mungesa e ngrohjes në shkollën “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan të Podujevës ka detyruar që dy ditë nxënësit të zhvillojnë mësimin nën temperatura të ulëta. E nga Komuna e Podujevës kanë thënë se kanë angazhuar operatorë që bëjnë rregullimin e menjëhershëm të problemeve me ngrohjen, të cilat mund të ndodhin edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Rreth 400 nxënës të shkollës “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan të Podujevës tash e dy ditë janë duke e zhvilluar mësimin pa ngrohje.

Për shkak të temperaturave të ulëta, nxënësit e shkollës janë obliguar që mësimin të mbajnë të veshur me pallto.

Ata thonë se nuk ndihen mirë që procesin mësimor ta vazhdojnë në këso kushte.

Drejtori i shkollës, Naim Murati përmes telefonit ka thënë se shkolla ka mbetur pa ngrohje për shkak të një prishje në motorin e ngrohjes qendrore të objektit, por që problemi është rregulluar dhe tani shkolla ka ngrohje.

E për ta parë situatën nga afër për mungesën e ngrohjes, drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, ka vizituar shkollën mëngjesin e së enjtes.

Ai ka thënë se komuna ka lidhur kontratë me operatorin dhe në momentin kur ka prishje të tilla, bëhen menjëherë ndërhyrjet e nevojshme.

Kryetari i Komunës, Shpjetim Bulliqi ka thënë se janë të njoftuar për rastin dhe se janë të gatshëm të intervenojnë në vendet ku ka prishje.

Ndryshe, nga Drejtoria e Arsimit është njoftuar se të gjithë shkollat në këtë komunë janë të furnizuara me lëndët e nevojshme për ngrohje në institucionet publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.