Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla: Vrasësi i shtatzënës nuk pranoi të negociojë për dorëzim

Gazeta10
02 December 2022 - 14:26

Dorasi i 35-vjeçares shtatzënë, Sokol Halili pavarësisht tentativave të policisë së Kosovës për të negociuar për dorëzim, ai ka vrarë vetën, vetëm dy ditë pasi e privoi nga jeta ish-bashkëshortën e tij.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla teksa ka thënë se policia fillimisht e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, e më pas kishte tentuar të negocioj me vrasësin për tu dorëzuar, shkruan Gazeta10.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Sveçla tha se do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.