
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur që nga nesër të fillojë punën me kapacitete të plota, raporton Gazeta10.
Kjo mbledhje ka ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.
Ndërkohë, pezullimi i bashkëpunimit për inciativat e përbashkëta mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër.
KGJK ka kërkuar që në Ligjin për Pagat dhe në Ligjin për Zyrtarët Publik të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“KGJK kërkon që në Ligjin për Pagat dhe në Ligjin për Zyrtarët Publik të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e vet rregullimit të pagave brenda sistemit gjyqësor, duke i pranuar qëndrimet dhe komentet e KGjK-së dhe njëkohësisht kërkon që të pranohet statusi i veçantë i administratës gjyqësore, përfshirë çështjen e pagës siç është kërkuar me komente nga KGjK dhe sindikatat. Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta do të vazhdojnë derisa të vazhdojnë tendencat e ekzekutivit për cenimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KGJK-së. / Gazeta10