
Raporti: Saranda Aliu
Shoqëria civile ka hedhur kritika ndaj nenit 70 të Ligjit për Familje, i cili thotë se bashkëshortët nuk mund të parashtrojnë padi për shkurorëzim kur gruaja është shtatzënë, vetëm pasi fëmija t’i mbush 1 vjet. Sipas tyre, një nen i tillë i detyron gratë ta durojnë dhunën. Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se nëse kërkohet plotësim-ndryshimi i këtij neni, do ta bëjnë një gjë të tillë.
Bashkëshortët nuk mund të parashtrojnë padi për shkurorëzim, nëse gruaja është shtatzënë.
Një gjë e tillë, i mundësohet vetëm kur fëmija t’i mbush një vjet.
Kështu të paktën, e thotë Ligji i Familjes nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 70.
Kritikues ndaj këtij neni ka qenë shoqëria civile, duke thënë se ky ligj bënë që gratë të durojnë vazhdimisht dhunën, derisa kanë kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, që nuk po bënë përpjekje ta ndryshoj atë
Nga organizata Qikat, kanë thënë se pas rasteve të fundit, ndërhyrja në organet e drejtësisë dhe polici është urgjente.
Ndërkaq, avokati Naim Rudari ka thënë se neni 70 i Ligjit për Familje, nuk e ndalon parashtrimin e padisë, por thotë që nuk do ta parashtrojnë padinë gjatë shtatzënisë, kjo sipas tij me qëllim të ruajtjes së gjendjes së gruas dhe assesi për ta penguar shkurorëzimin.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se nëse do të rekomandohet plotësim-ndryshimi i këtij neni, do ta bëjnë një gjë të tillë.
Polemikat rreth këtij neni janë ngritur menjëherë pas zhvillimeve të fundit me vrasjen e 35 vjeçes shtatzëne në oborrin e institucionit publik të QKUK-së. / Kanal10