
Ylli botëror i muzikës me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e pranon se vuan nga sindroma e mashtruesit.
Dua tha se i gjen frymëzues artistët që vuajnë nga vetëdyshimi.
“Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetëdyshim dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëjë. Pra, nganjëherë sindroma e mashtruesit ndikon keq në mua. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë”, deklaroi Lipa për gazetën “The Sun”.
Tutje, këngëtarja tregoi se frikësohet që aktrimi i saj i ardhshëm nuk do të jetë në nivelin e duhur, sidomos kur është nën presion për t’i portretizuar gjendjet emocionale para kameras.
“Ishte shumë emocionuese. Por, për mua këta janë hapat e parë në aktrim. Kjo është mënyra më e mirë për ta zbuluar veten. Frika ime më e madhe do të ishte ta merrja një rol vërtet të madh dhe ta kuptoja se tani e tutje më duhet të jem aktore e vërtetë dhe t’i ndjej të gjitha këto emocione të ndryshme në kamera”, deklaroi Dua Lipa.
Termi “sindroma mashtruese” u krijua në 1978 nga psikologët Pauline Rose Clance dhe Suzanne Imes.
Në praktikën e tij si psikoterapist, Clance kishte vërejtur se shumë studentë të universitetit nuk mendonin se e meritonin vendin në universitetet e tyre prestigjioze apo madje menduan se aplikimi ishte pranuar gabimisht.
Termi përshkruan një përvojë të brendshme të mashtrimit intelektual: kush vuan nga sindroma mashtruese nuk ndihet aspak i shkëlqyer dhe beson se ata kanë mashtruar këdo që mendon ndryshe. Personi i cili vlerësohet me vlerësim për sukseset e fituara mendon se nuk e meriton atë status ose atë pozitë dhe jeton me frikën se kjo pamjaftueshmëri e supozuar do të dalë në sytë e të gjithëve./Gazeta10