Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vuçiq ende s’ka vendosur për Samitin e Tiranës, kryeministrja e tij e sugjeron të marrë pjesë

Gazeta10
05 December 2022 - 11:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandët Vuçiq ende nuk e ka ndarë mendjen për të marrë pjesë në Samitin e Tiranës BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet këtë javë.

Kështu të paktën ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Por ajo ka lënë të kuptohet se është mirë që Vuçiq të marrë pjesë në këtë Samit.

“Si qenie njerëzore, mund ta kuptoj dilemën që ka Vuçiq” tha ajo, duke shtuar se “është e habitur se si një persona sikurse ai ka aq nerva, tolerancë e qetësi në mënyrën se si lufton dhe fiton plot të mira për Serbinë”.

 Edhe Edi Rama është shprehur optimist për pjesëmarrjen e Vuçiq në Samitin e Tiranës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.