
Nga Brukseli ka ardhur reagimi i Agron Bajramit, ambasador i Kosovës atje. Ai ka reaguar në lidhje me vërejtjet që Komisioni Evropian ia bëri Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi mos për vendosjen e vizave për kosovarët.
Sipas Bajrmait kjo gjetje e Komisionit Evropian është shqetësuese dhe e papranueshme, meqë Kosovës për vite me radhë i është refuzuar lëvizja e lirë në zonën shcengen.
“Absolutisht e papranueshme për Komisionin Evropian për të renditur Kosovën si një nga vendet e treta të kërkuara për viza që kërkon Malin e Zi dhe Maqedonisë të Veriut të prezantojë viza për Kosovën. Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht #VisaLib! Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta10