Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet në veri

Gazeta10
06 December 2022 - 14:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet në veri, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se në qendër të takimit ishte bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Misionit të OSBE-së.

Tutje, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Po ashtu edhe për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Më tej, është vlerësuar angazhimi i institucioneve në disa tema.

Këtu keni komunikatën e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Prishtinë, 6 dhjetor 2022

Bashkëpunimi aktual ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport folën për çështje aktuale dhe për fushat ku OSBE-ja mbështetë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës. U theksua angazhimi i përbashkët për parandalimin e dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.

U bisedua edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

U vlerësua përkushtimi për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, nëpërmjet themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.