Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Tiranës: 31-vjeçari që grushtoi Berishën vuan nga çrregullime psikotike

Gazeta10
06 December 2022 - 15:12

Policia e Tiranës përmes një deklarate për shtyp bën me dije se 31 vjeçari Gert Shehu që grushtoi kreun e PD Sali Berisha në protestën e opozitës në Tiranë është me precedentë penalë dhe vuan nga çrregullime psikotike,

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.