
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edira Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si një udhëheqës pa vizion e strategji.
“Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverisë”, ka shkruar Tahiri, në faqen e saj në Facebook.
Ajo e konsideron qeverinë “pa vizion, pa strategji, pa transparence, pa guxim”, derisa ka deklaruar se “tensionet atje janë shqetësuese”.
Tahiri i është referuar situatës së sotme në komunat Veriore, ku policia e Kosovës që ishte nën përcjellje të zhytarëve komunalë zgjedhor u desh të zmbrapsje, pasi u sulmua nga persona të maskuar me shok-bomba dhe të shtëna me armë në ajër.
Lajmin për sulmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla./Gazeta10