
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se situata në veriun e Kosovës është e qetë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ka shkuar tek Ura e Ibrit për t’i koordinuar punët.
Më tej, Sveçla ka thënë se e respekton qëndrimin e ambsadorit amerikan por se janë institucionet ato që vendosin për aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Situata është e qetë. Kam ardhur për t’i koordinuar punët. E respektojmë qëndrimin e ambasadorit amerikan, por janë institucionet ato që vlerësojnë aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë Sveçla.
Para pak orësh, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar meqë nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore në Kosovë.
Kujtojmë se dje pasdite dhe në mbrëmje ka pasur shpërthime sistematike në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.
Ndërkohë, institucionet e Kosovës po pregatiten për mbajtjen e zgjedhjeve në veri pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës. / Gazeta10