Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OSBE i kërkon qeverisë të ofrojë siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Gazeta10
07 December 2022 - 15:56

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre, OSBE dënon ashpër aktet e dhunës ndaj zyrtarëve të KQZ-së që kanë ndodhur dje në veriun e vendit.

Më tej, thuhet se zgjedhjet e sukseshme kërkojnë pjesëmarrje të gjerë dhe se ata duhet të japing një rezultat të besueshëm dhe të pranuar nga të gjithë.

Tutje, thuhet se KQZ-ja ka treguar aftësi teknike për të zhvilluar zgjedhje që plotësojnë standarte ndërkombëtare.

“Misioni i OSBE-së në #Kosovë dënon ashpër aktet e dhunës dhe frikësimit që ndodhën dje ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zgjedhjet e suksesshme kërkojnë pjesëmarrje të gjerë dhe besim publik në mënyrë që të japin një rezultat të besueshëm të pranuar nga të gjithë.

KQZ-ja ka treguar se ka aftësi teknike për të zhvilluar zgjedhje që plotësojnë standardet ndërkombëtare. Duke vepruar kështu, KQZ-ja mbështetet në mbështetjen e institucioneve të tjera të Kosovës për të vendosur të gjitha elementet e nevojshme, duke përfshirë vlerësimet e sigurisë për procesin zgjedhor dhe një mjedis të sigurt për të gjithë ata që janë të përfshirë në terren”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.