Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar vizitë në Bosnje e Hercegovinë, të hënën e ardhshme pritet të vijë në Kosovë

Gazeta10
08 December 2022 - 11:36

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, raporton Gazeta10.

Ky lajm është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBS-së në Sarajevë thuhet se Qeveria Amerikane po mbështet Gratë Ndërmarrëse që do të ndihmojë bizneset e tyre.

“Nder i madh të takosh ndërmarrës të jashtëzakonshëm dhe të dëgjosh historitë e tyre të suksesit. Qeveria Amerikane është e nderuar që mbështet Akademinë për Gratë Ndërmarrëse, program që ndihmon 60 gra në Bosnje për të nisur dhe rritur bizneset e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Escobar pritet të vijë javën e ardhshme edhe në Kosovë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.