
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka treguar se për çfarë do të shërbejnë pajisjet e dhuruara nga Gjermania për Policinë e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ato do të lehtësojnë punën në kuadër të luftës për trafikim me qenie njerëzore dhe mallra të kontrabandës.
Më tej, ai ka thënë se sundimi i rendit dhe i ligjit, si dhe lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të Qeverisë së Kosovës.
“Donacioni që Qeveria Gjermane ka dhuruar për policinë tonë do të lehtësojë punën tonë dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës, me pajisjet më të fundit të teknologjisë”.
Më tej, ai ka thënë se sundimi i rendit dhe i ligjit, si dhe lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të Qeverisë së Kosovës.
“Sundimi i rëndit dhe ligjit, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbëtët fokusi ynë i parë si Qeveri. Falënderoj shtetin gjerman për këtë donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro”, u shpreh ai në ceremoninë e pranim-dorëzimit. / Gazeta10