Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Objekti i punëtorëve të KEK-ut në gjendje të rënduar                  

Gazeta10
08 December 2022 - 19:03

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Objekti i vjetruar dhe kushtet e papërshtatshme, po konsiderohen sfidë për rojtarët e KEK-ut. Për këtë çështje nuk u ndërmorën asnjëherë veprime. Nga KEK-u fajin ia hedhin sindikatave derisa nga Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut thotë se përgjegjës për kushtet e tyre është KEK-u. Edhe nga shoqata sindikale Siguria Fizike pohojnë se kushtet e punëtorëve janë të rënda për të cilat nuk është ndërmarrë asnjë masë.

Kështu duket objekti në të cilin qëndrojnë më orë të tëra rojtarët e KEK-ut në Mirash të Obiliqit.

Ndonëse nuk pranuan të flisni për gjendjen në të cilën punojnë, prapa kamerës potencuan se kushtet e tyre janë të rënda.

Për objektin e vjetruar e të papërshtatshëm për punë, zëdhënësi i KEK-ut, përgjegjësinë ua la sindikatave dhe kompanisë private.

Nënkryetari i shoqatës sindikale “ Siguria Fizike”, Adem Berisha thotë se nuk është në dijeni për rastin konkret derisa pohon se punëtorët punojnë në kushte të vështira..

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut thotë se përgjegjësia e kushteve të vendit ku punojnë, bie mbi KEK-un të cilët nuk kanë marrë asnjë masë.

Për përmirësimin e kushteve, punëtorët e KEK-ut, shumë herë kanë bërë edhe protesta, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.