Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Humb jetën një 28-vjeçar, pesë të tjerë lëndohen, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Gazeta10
08 December 2022 - 19:14

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Si pasojë e një aksidenti në rrugën Arrllat-Malishevë, mëngjesin e së enjtes, një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Kurse, nga Klinika Emergjente ka thënë se dy prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Një 28 vjeçar ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën Arllat-Malishevë.

Nga ky aksident i rëndë, ende kanë mbetur shenjat pas përplasjes së dy automjeteve me njëra-tjetrën.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Flora Ahmeti – Zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se dy nga pesë të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, një banor i fshatit Arllat, është shprehur i shqetësuar për aksidentet e shpeshta që po ndodhin në këtë rrugë.

Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Kosovë, ku disa prej tyre përfundojnë me fatalitet.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë regjistruar dhjetëra aksidente, ku janë lënduar 17 persona, derisa 33 raste kanë qenë me dëme materiale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.