10 LIVE

Shala i PSD-së: Ministrja Haxhiu i quante prova të falsifikuara, mostrat që u zhdukën

Gazeta10
08 Dhjetor 2022 - 21:18

Azdren Shala nga PSD-ja ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun se në kohën kur u vra Astrit Dehari në burg, ajo nuk u kishte besuar mostrave të tij, madje sipas Shalës të njëjtat, Haxhiu i quante “të falsifikuara”.

Shala në Politiko tha se rasti Dehari, po përdorët politikisht nga Vetëvendosje, për qëllime të saja sa herë ka nevojë.

“Ato eproveta që janë zhdukur, janë të ekzaminuara nga Insituti zviceran. Në atë kohë, Albulena Haxhiu thonte ato mostra janë të falsifikuara. Pra, kemi të bëjmë me një qeveri që po e përdorë këtë rast., Po ndërton paranoja. VV-së i lëverdisë që të mos zgjidhet rasti Dehari. Edhe unë mendoj që kurrë s’do të zgjidhet ky rast. Sepse po e përdorin sa herë kanë nevojë politikisht. Arsyeja e dytë është sepse këtyre në fund s’ju pëlqen rezultati se në cfarë rrethana ka vdekur Dehari në burg”, ka theksuar tutje Shala në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.