
Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka publikuar një tjetër këngë të re.
Bëhet fjalë për projektin e titulluar “Mbretër pa kurorë”, që po ashtu e ka shoqëruar me një video.
Teksti dhe muzika është bërë nga vet artisti me producim të Lorenc Aliajt.
Kjo vjen tri ditë pas “Festoj”, të cilën e solli të kompletuar edhe me videoklip.
Këto duket se janë prurjet e fundit të Skënderajt për të përmbyllur këtë vit të suksesshëm./Gazeta10