
Në emisioni INFO10 në Kanal10, avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, nuk do të ketë stabilitet në veri, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Kurti do të kthehet sërish prapa meqë njëherë është kthyer për temën e targave.
“Tu e pasë parasysh që para dy tri jave u tërhoq kryeministri nga vendimi për gjobat dhe bëri kthesë mbrapa, unë jam i bindur që kryeministri do të bëjë prapë tërheqje të policisë nga veriu dhe do të ia lë këtë punë KFOR-it dhe pa një marrëveshje politike në Bruksel që edhe serbë të marrin pjesë në zgjedhjet komunale të cilat do të shtyhen për këtë fakt nuk do të ketë stabilitet në veri”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se Kurti po mundohet të shes populizëm por ai do ta pranojë Asociacionin.
Dihet që pavarësisht që mundohet me shit populizëm ai sa të don në Kuvend kryeministri sikurse policët që po shkon mi përqafu qashtu ka mi përqafu Bashkëinë e Komunave Serbe”, ka thënë ai.
Kujtojmë se veriu, specifikisht Mitrovica e Veriut është përballur së fundmi me sulme me bomba.
Zgjdhjet komunale që janë planifikuar të mbahen atje tashmë janë nën shqyrtim dhe presidentja Osmani ka thënë se do të ketë vendim në dy-tri ditë.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve. / Gazeta10.