
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot lidhur me zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, nuk ka rekomanduar asgjë nëse duhet të shtyen zgjedhjet, raporton Gazeta10.
KQZ-ja ka ardhur në përfundim se ky komision nuk rekomandon ndonjë shtyerje për ndonjë datë tjetër të këtyre zgjdhjeve, njofton Klan Kosova.
Kryetari Kreshnik Radoniqi ka thënë se KQZ-ja vetëm i organizon ato dhe nuk bën rekomandime.
Kujtojmë se Mitrovica e Veriut po përballet me sulme sistematike me bomba, ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osamni, ka thënë se brenda dy-tri dite do të ketë një vendim për zgjedhjet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve. / Gazeta10.