
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është kërcënuar shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, dr, Shaqir Uka, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se kërcënimi është bërë nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.
Më tej, bëhet e ditur se ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit të Mjekimit Intenziv Qendror e dënojnë këtë akt.
Këto institucione kërkojnë që organet e drejtësisë të marrin veprime konkrete.
Këtu keni postimin e plotë:
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Dr. Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.
ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor.
Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10