Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

QUINT-i mirëpret vendimin për shtyerjen e zgjedhjeve

Gazeta10
10 December 2022 - 17:41

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/PSBE-ja në Kosovë, kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, raporton Gazeta10.

Në reagimin e tyre thuhet se ky është një vendim konstruktiv që avancon përpjekjet për ta promovuar një situatë më të sigurt në veri.

Më tej, thuhet se e vetmja rrugë përpara për normalizimin e marrëdhënëieve mes Kosovës dhe Serbisë është dialgu i ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ Përfaqësuesi Specail i BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

.“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagim më tej.

Kujtojmë se zgjedhjet komunale në veri janë shtyrë për në prill të vitit 2023 teksa veriu i Kosovës është përballur me sulme me bomba si dhe sot edhe me vendosje të barrikadave. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.